27 janar, Beograd -BETA  Ministri i punëve jashtme i Serbisë Vuk Jeremiq ka ftuar sot në Adisa Abeba vendet afrikane për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si hetim i plot dhe i pavarur për akuzat lidhur me tregtinë me organe në Kosovë. ”Përsërisë-dialogu është rruga e vetme drejt paqes në Kosovë. Ky do të mbetet qëndrim i Serbisë pavarësisht nga gjetjet të përmbajtura në raportin thellësisht shqetësues të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të quajtur “hetimi për dyshimet e trajtimit johuman të njerëzve dhe tregtinë me organet njerëzore në Kosovë”,tha Jeremiq në seancën e Këshillit ekzekutiv të Unionit Afrikan. Jeremiq theksoi se “është imperativ dhe gjetjet për ato dhe krimet tjera të kryera në kontekstin e konfliktit kosovar të mos futën nën dysheme” dhe përgjegjësit duhet të kenë përgjegjësi. Jeremiq mu për këtë fton vendet afrikane që të mbajnë qëndrim parimor për çështjen e Kosovës meqë kjo ,siç tha”është komponentë kritike në mbështetje të dialogut” dhe ndihmë për dy palët që në fund të arrijnë deri të kompromisi i pranueshëm i dyanshëm në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të KB.

SHPËRNDAJE