Bernë, 4 nëntor / AIK-presheva Jonë

Zv.kyeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Enver Hoxhaj te premten e ardhshme do të qëndrojnë për një vizitë punë në kryeqendrën helvetike në Bernë, kanë njoftuar sot ngjencinë informative kombëtare “Presheva jonë” nga kabineti i presidentes së konfedererates zvcerane.  Gjatë kësaj vizite shefi i diplomacisë kosovare në Bernë do të pritet nga homologu i tij znj.Micheline Calmy-Rey, njëherit presidente e Zvicrës. Ndërsa, minist Hoxhaj i ka deklaruar agjencisë sonë se “kjo vizitë e jona Zvicrës ka për qëllim intensifikimin edhe më të bashkëpunimit të mirë të dy vendeve mike..”  Gjatë këtij takimi ministri Hoxhaj dhe shefja e diplomacise zvicerane znj.Calmy-Rey do të mbajnë edhe njëkonferencë të përbahkët shtypi për mediat zvicerane dhe botërore të akredituara në Bernë. Burimet nga Berna po ashtu njoftojnë se pas takimit mes z.Hoxhaj dhe znj.Calmy-Rey, kjo e fundit do të pranoj cmimin e paralajmëruar nga komuniteti kosovare në Zvicër. Do theksuar se kjo është vizitë e pare e një personaliteti të lartë nga Qeveria e Kosovës pas shpalljes së pamvarësisë, të cilën vizitë ditë më pare e kishte paralajmëruar z.Hoxhaj edhe në një intervistë dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE