Nëpër debatet tashmë të shuara gjatë “fushatës” për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, kemi dëgjuar akuza nga më banalet prej krahut të “opzitës së bashkuar” deri në atë pikë sa thuhej se z. Ademi është i pa përfillshëm nga organet e UEFA-së, institucionit më të lartë të futbollit në Evropë. Në fakt, me një klik të thjesht në google .com, ju mund ta shihninë së paku sa kemi arritur të identifikojmë ne, 10 takime “tet a tet” mes presidentit Ademi dhe presidentit Ceferin, të parit të UEFA-së.

Të gjithë që kanë sy dhe vullnet, mund ta shohin sesi z. Ademi sado që është personalitet i një federate të vogël sic është Kosova, ai asnjëherë nuk mungon në “sofrën” e parë të “parisë” së futbollit Evropian, kjo dëshmon qartë rrespektin të cilin ka arritur ta fitojë z. Ademi tek këto organe, e kjo me siguri vjen edhe si rrjedhojë e asaj se z. Ademi nëpër këto institucione ka qenë ndërë të parët edhe më herët, pra duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës bashkë me paraardhësin e tijë në këtë institucion, legjendën Fadil Vokrri.

Por a mund të jemi optimist e të presim edhe më shumë nga z. Ademi në aspektin e ngritjes së kredibilitetit të Kosovës në UEFA? Themi se po, jemi optimist duke e parë vullnetin dhe institucionalizmi në bërthamë të punës së z. Ademi, nuk është e tepër nëse shpresojmë që së shpejti Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së të ketë një ulëse të rezervuar për z. Ademi, kjo jo si dhuratë, por si meritë e punës të cilën institucioni me seli në NYON të Zvicrës po e vlerëson. Keni parasysh këtu suksesin me implementimin në kohë rekord të VAR-it për cka është fascionuar UEFA, pastaj sic e dijmë, deri sot shtëpia e futbollit evropian nuk ja ka refuzuar asnjë projekt me të cilin ka konkuruar FFK, kjo sigurisht se nuk është bë “me tnjofshëm” por si rezultat punës serioze në kontinuitet pa asnjë vërejtje për keqpërdorime.

Pra, po ju prezantojmë më poshtë të paktën 11 fotogratië e takimeve “Tet atet” mes z. Ademi dhe z. Ceferin, për të dëshmuar relacionin e ngushtë mes dy figurave, e që premton mbështetje edhe për të ardhmen, në avancimin e futbollit vendor.

SHPËRNDAJE