Zyrtarë të partë policorë, përfshirë presidenten, kanë marrë thirrjen Specialist i Shkencave Kriminalistike në shpërputhje me ligjin për arsim. Diplomat e tyre nga institucionet kosovare vlerësohen se janë ilegale. Këtë fakt e konstaton një Auditim dhe Inspektim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i iniciuar më 2009.

E para e vendit, Jahjaga, e cila gjatë kohës sa ishte në Polici – dhe policët tjerë – pos që mund të jenë ngritur në pozita të ndryshme në Policinë e Kosovës dhe karrierë falë këtyre diplomave ilegale, ata kanë dëmtuar edhe buxhetin e Kosovës me mijëra euro, raporton Zëri.

Pavarësisht se legjislacioni kosovar obligon çdo institucion të lartë arsimor në Kosovë që të licencohet dhe akreditohet për të zhvilluar veprimtarinë e tij, këtë nuk e ka bërë Universiteti i Sarajevës nën emrin e të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur programe magjistrature dhe studime specialistike.

Paligjshmërinë e ka konstatuar një hetim i iniciuar nga Njësia për Auditim dhe Inspektim të Policisë në janar 2009, e sipas të cilit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur dy trajnime sipas një marrëveshjeve të lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës (atëherë SHPK) në vitin 2006, me Institutin për Kriminologji dhe Studime të Sigurisë të Fakultetit të Shkencave të Kriminalistikës të Universitetit të Sarajevës, me dekan Ramo Maslesa, por që ky institucion nuk ka pasur licencë, ndonëse Ligji i vjetër për Arsimin e Lartë në Kosovë, ka detyruar çdo bartës të arsimit të lartë në Kosovë të ketë një licencë për të kryer punën e tij.

Shkeljet gjatë këtyre studimeve janë bërë disa herë. Njëra nga to është që sipas marrëveshjes ligjëratat janë paraparë të mbahen në objektet e Policisë, por fillimisht ato janë mbajtur në hapësirat e objektit të Universitetit AAB në Prishtinë.

“Fakultetit të Kriminalistikës të AAB-së i është refuzuar licenca për të funksionuar për shkak të mungesës së pajisjeve dhe objektit adekuat”, thuhet në raport.

Pos kësaj, asnjë lëndë mësimore që zhvillohet në Prishtinë, është konstatuar se nuk është në harmoni me planin mësimor të këtij fakultetit. Ndërsa, identifikimi i nevojave është bërë pa analizuar dhe vlerësuar nevojat formale dhe pa përcaktuar përmasat e sakta të nevojave për trajnime të specializuara.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës, Ferdije Zhushi-Etemi, ka thënë se krejt kjo veprimtari me Universitetin e Sarajevës ka qenë ilegale.

SHPËRNDAJE