Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia çështjen e Kosovës kurrë nuk do ta zgjidhë me kapitullim.

“Ata mendojnë se këtë çështje duhet ta zgjidhim ashtu që Serbia në fund do të kapitullojë. Serbia këtë kurrë nuk do ta bëjë. Po, ajo është konstruktive dhe fton për dialog, jo pse është e dobët, por pse është e fuqishme dhe ka ide konkrete”, citon media serbe të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se ftesa për dialog të brendshëm për Kosovën është ftesë për “dialog ndërmjet nesh”, duke nënvizuar se dikush ftesën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm e ka kuptuar se ftesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai e ka vlerësuar të turpshëm atë që dikush mendon se Serbia do të lëshojë pe dhe do ta njohë pavarësinë e Kosovës

SHPËRNDAJE