Policia italiane ka konfiskuar pronë në vlerë prej 600 milionë euro dhe ka arrestuar shtatë persona në kuadër të operacioni kundër një klani mafioz në Romë dhe në Napoli.

Shënjestër e aksionit ishte familja Mallardo, e cila i përket organizatës kriminale napolitane Kamora, ndërsa në mesin e pronave të konfirkuara janë 900 pasuri të patundshme, 23 kompani dhe 200 llogari bankare.

Në mesin e të arrestuarve është Felisiano Mallardo, për të cilin besohet se është udhëheqësi i klanit.

SHPËRNDAJE