ucpmbbppIsh-luftaret e UCPMB-së: Në lufte agjeronim pa syfyr se s’kishim cka me hanger, tash  në “liri” agjerojme pa syfyr, se s’kem cka me hanger ?! 

 

Preshevë, 1 korrik  -Ish-luftetari i UCPMB-së  i papune dhe i zhgenjyer, duke kërkuar falje nga Ramazani, ai nuk zgjedh fjalët dhe shan: Uuu.. ta Q*fsha me “dërzhavë” e me “opshtinë”!.. Pas lufte, na than leni pushket kishe per ditë me te mira..Po unë qe 16 vjet pres pune ne Preshevë.  Fmija mi s’po kanë buke me hangër, e fmija e liderëve tanë qe skanë ndie kurre erën e barutit, shetiten me kerra luksoze, e xhepat plote Iphona, po a eshte kjo pune?!.. Djali jem me diplomë n’xhep s ka pune qe sa vjet. He, ta dhevsha dialogun e Brukselit, qe po na sjellë e po na pshtjellë, po na rren e po na mashtrojne qe sa vjet me kto diploma sivjet e n’mot !..”

 

“Për Zotin jemi bërë për vitra..”, ka deklaruar ish-ushtari i UCPMB-se per “Presheva Jone”

ucpmb11

CNN kishte raportuar se ne frontet e luftes ne Luginen e Preshevës kunder forcave serbe ishin 1600 ushatarë. Nuk  ihsin pak per Luginen e Preshevës. Por ku ku jan sot keta ushtare.Vec atyre qe rane heroikisht (28 deshmore) gjysma e tyre jane larguar nga presioni serb ose nga parspektiva. Ata sot gjenden ose ne Kosove, ose ne perendim azil me i ba vetes qare. Ata qe jane ne Kosove s’guxojne me u kthye ne shpia e vet.  Ata qe kane mbetur ne shtëpi te vet, jane as te gjalle as të vdekur..

“Valla, ma mire mos mu kan gjalle se sa qeshtu per gazepi, as n’dhe as permi tokë, pa punesi, skamje  e madhe. Qysh s’na rroki edhe neve qaj plumb i shkavit, qe  bile me pas  shkue me mire hero e ma na kajt dikush, se k’shtu me hjek, kush s’po na kan neve.. ” thote ne fillim ish-luftëtari i UCPMB-së qe deshi te mbetet anonim për agjencine lajmeve “Presheva jonë” i cili sot jeton nga nje pensi e babës me nje nane plake dhe nje student te diplomuar te papunë.

 

Liderët e Lugines se Preshevës në emër të “lirisë” rekrutuan dhe futën ne luftë qindra te rinje shqiptare ne radhet e UCPB-së ata qe s luftuan e ndihmuan  lirine dhe UCPMB-ne ne mënyre te ndryshme, kush me buke e kush me pare.

 

Ish-luftëtaret e UCPMB-së nuk e meritojm te jetojne rrugeve si “Bala i Rahovicës” ?!

ucpmmbbbbPor pas lufte u zhgënjyen te gjithe sidomos ish-luftetaret dhe familjet e deshmoreve që mbeten jo vetëm pa bijte e tyre, por edhe pa liri dhe asnjë të drejtë, madje ish-luftetarët e UCPMB-së mbeten edhe rrugëve te papunë sillen epshitllen rrugeve e kafeneve helbe tmos dikush po u jep nja kafe a naj cigare..  Bjene jete si “Bala i Rahovicës” kush se kthen kokën nga ta. Leje qe se kthjen koken, por edhe bejne hajgare me ta. E permendem Balen e Rahovices pa te keq (rahmet shpirti i past)  dhe Zoti i ndihmofte ata qe u përkujdesen per ate. Por ata qe e injoruan dhe bene hajgare, kush e mban mende, ate dite kur vdic ai Bala i Rahovices shumë e sofra u kthye permbys,  se uji ke tuj que,  Rahovicëm me gjith branën me i hedh n’Zhunicë. Njeri harron, por Zoti s’harron. T’mos dalim nga tema, hymë pak ketu, sa per t ju perkujtuar se cfare dmth ka rahmeti dhe injoranca, shkurt cfare mbjell ashtu edhe korre. Prandaj,  vllazni e motra  leshone doren ndaj fukarave, jetimave,   skamnorëve, familjeve te deshoreve, ish-kuftëtareve te UCPMB-së. Fundja ke rahmet, i jep dikut, i ke dhene vehtes!

 

Nana shqiptare mbet me duar n’gji pa djalë, Motra pa vella, grate pa burra e  femijet mbeten jetim pa babë, mbeten rrugeve pa fletore, bredhin rrugëve te qytetit, strehëve duke lypur dyqanëm – dyqn  duke shitur cigare, qe dikur babai i tyre luftonte dimër e vere me pushke n krah per nje jete me te mir te femijeve ne Kosovën Lindore.  Por këto jane pak e shume familjet e dëshmoreve ose te atyre qe mbeten gjallë, ish-ushtarëve te UCPMB-së. Qe ne fillim u nis me dredhi…Atyre  ju muar pushka ne emër të “paqes e stabilitetit per dite me te mira”, por hamamin, ata mbeten edhe pa pushke edhe pa pun e pa dite te mira. Per ta e as për shqiptaret ende nuk ka dite të bardha, ka diskriminim, ka papunesi, s’kamje..Kjo e fundit ka goditur me se shumti familjet e krahut te luftes. Shume keq a ?! Marre për “opshtinat” tona, besa edhe për biznismenet qe ne vetëm ne  Luginën e Preshevës jane mbi 100 sish. A s’eshte inat dhe marre qe fëmijet apo nje familje shqiptare e ish-luftetarëve te UCPMB-së t’mos kene cka me shtru për iftar apo për Bajram, buke apo një cope mish, sa per adet, me i gëzue ata fëmijë ?!

“Ja nu bene 17 vjet nga lufta, 17 vjet qe i lam pushket kishe per liri, per dite te mira ne luftaret as 17 dite të bardhe si kemi pa keto vitet e fundit?!.  Ne ushtarët ishim të gjithë kryesisht nga fshatrat, nga familjet e varfura. Ne ishim pa fat, lideret tane na mashtruan, na e muarën pushken, na e muaren rininë dhe lirine,  e sot na e muarën edhe bukën..” thote fillimisht ish-luftetari i UCPMB-së  për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Ish-ushtari i UCPMB-së ne vazhdim thote se “Liderët të cilët në pushtet na premtuan një punë e funksione, por deri sot as punë, as poste. Të gjitha të zezat kanë rënë mbi ne. Kur kolegët u vranë, ata që mbetën të gjallë, po na bënë gropën për së gjalli me ndjekje, në burgjet serbe. Çdo here kur biem me fjet, biem e zgjohemi tmerrshëm. Akoma natën kur kalon ndonjë veturë me zhurmë, mendojmë se hynin policia serbe me na bastisë, me na maltretue fëmijët në gjysmë të natës, që shpeshherë këso raste kanë ndodhur në shtëpitë tona.”

“Me besoni se qe 25 dite Ramazan te bekum,  unë agjeroj pa syfyr. Jo prej qejfit, por pi zori more vlla! E shef  se kam mbetur as 30 kilogram ?! keshtu po ma qet ma mire e ma lirë. Ne cdo jave shkoj ne mal për me marr naj dru ato te shkretat her shiten e here nuk shiten. Vap, Ramazan n’mal shpesh i kam thëne shpritit ja unë, ja ti ! Ja dil ja po dal..valla s kam qka me te ba..! Fëmijet ngapak po ndihmojne, bereqatversen, bile qato fletoret e lapsat e vet i kane siguruar tuj shit cigare e patligjana, sa kemi mujt me pune qaty me nje bahqe t’vogel..” thote ish-lufatëtari i UCPMB-së.

Ai po ashtu eshte i nervozuar për shkak se djali i tij ka mbaruar fakultetin dhe eshte i papunë. “E shkolluam me kto duar e gruaja me penj u qerrue  gjithe naten e lume tuj kep tentene me pare qe me pas nje djal t’shkollum e neser me punue e me na ndihme neve e mabre shoqërise sonë..Por ja s’ka pune per neve jo se jo, por as per ate me diplome..?!” thote ish-ushtari UCPMB-së. Ai i mllefosur duke kërkuar falje nga Ramazani, ai nuk zgjedh fjalët dhe shan: Uuu.. ta Q*fsha me “dërzhavë” e me “opshtinë”!.. Pas lufte, na than leni pushket kishe per ditë me te mira..Po unë qe 16 vjet pres pune ne Preshevë.  Fmija mi s’po kanë buke me hangër, e fmija e liderëve tanë qe skanë ndie kurre erën e barutit, shetiten me kerra luksoze, e xhepat plote Iphona, po a eshte kjo pune?!.. Djali jem me diplomë n’xhep s ka pune qe sa vjet. He, ta dhevsha dialogun e Brukselit, qe po na sjellë e po na pshtjellë, po na rren e po na mashtrojne qe sa vjet me kto diploma sivjet e n’mot !..”

Agjencia Informative Kombetare “Presheva Jone” me za t’madh e me xhep te vogël, ne hallin e vete ka vedosur te ndihmoje sado pak apo simbolikisht kete shtrese te njerëzve te vuajtur, sidomos familjet e dëshmoreve , jetimeve dhe ish-luftaret e UCPMB-së. Siq e dini sivjet “Presheva jonë” ka 5-vjetorin e vete. Por stafi i saj me koleget ne terren kane vendosur qe t’mos e mbajne ket pervjetor, por te hollat per hargjime për “Gala mbrëmje” siq po i quajne tash, ka vendosur t ia dedikojne  familjeve te deshmorëve dhe ish-ushtarëve te UCPMB-së me idene se më mire, po ushqyer barkun e zbrazun te një fëmiu, se sa barkun e”bugjuvaneve” (barkmdhenjët) siq i quajne ndër ne.ucpmmbbo

SHPËRNDAJE