Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve edhe më tutje nuk e ka licensuar Federatën e Futbollit të Kosovës, sado që kjo e fundit ka thënë se ka kompletuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Madje, në një prononcim nga FFK-së, së fundi kanë treguar se kanë dërguar 14 koverta me dosje, për shkak të sic kanë thënë nga federata, volumi klubeve, shoqatave, referëve, futbollistëve etj është shumë i madhë.

Në anën tjetër, në disa prej prononcimeve të mëparshme, ministri aktual i MKRS-së, z. Hajrullah Ceku ka thënë me tone kërcënuese ka paralajmëruar se FFK nuk do ta ketë të lehtë licensimi kësaj rradhë, për shkak të disa rregulloreve të reja.
Në lidhje me këto aktivitete të cuditshme, që duket se po reflektojnë edhe tek klubet të cilat po frikësohen se duke mos u licensuar federata nga ana e ministrisë, do të largohen sponzorët dhe publiku, janë deklaruar disa prej ish-ministrave të MKRS-së në të kaluarën të cilët shprehen të shqetësuar me veprimet e ministrit aktual i cili me anë të udhëzimit administrativ që ka proceduar, e din shumë mirë se është duke e shantazhuar secilën federatë, pasi që zakonisht ato duhet të bëhen në koordinim me mekanizmat e kuvendeve të federatave përkatëse.

“Zhagitja e licensimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është tendencë e hapur qëllimkeqe. Federatat zakonisht kanë telashe të lloj-llojshme, por aty do të duhej të ishte MKRS-ja, e që në rastin e ministrit aktual nuk është. Për mua, kjo është një vazhdim i tendencës për ta kontrolluar federatën, sikurse sinidikatat në të kaluarën”, ka thënë ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Lutfi Haziri.

Në anën tjetër, znj. Vlora Dumoshi, ministrja para-rendëse e z. Hajrullah Ceku, është shprehur shumë e shqetësuar me situatën në MKRS, në raport me federatat e sidomos me FFK-në, ku sipas sajë, është luftë e hapur për ta kontrolluar edhe futbollin në vend.

“Për mua si ministre, ka qenë e qartë që Autonomia e Organizatave Sportive është parimi themelor i organizimit sportiv që rezulton nga natyra specifike e sportit. Autonomia është një mjet i nevojshëm për sigurimin universalitetit të sportit, për sigurimin e vlerave dhe rregullave të tij si dhe për integritetin e garave sportive.
Pra, mekanizmin që janë këta duke e përdorur e rrezikon drejtpërdrejtë këtë autonomi e cila implikon të drejtat (lirinë e asocimit, kompetencës e vetërregullimit dhe definimin e rregullave drejtuese të brendshme dhe sportive nga organizatat sportive, pa ndërhurje të panevojshme etj), por edhe obligimet (rrespekti për kornizën e përgjithshme të aplikueshme në vend ku me vetë dije kanë nxjerrë udhëzimin administrativ në kundërshtim me Ligjin për Sport që rregullat dhe statutet e ogranizatave sportive të ndryshohen pa mekanizmin e kuvendeve apo duke i detyruar organizatat sportive”.

znj. Dumoshi tutje ka thënë se ministria po vepron me ndërhyrje puro politike që si për qëllim të hapt e kanë kapjen e federatave, duke i kushtëzuar në këtë rast me ri-licensim.

“Duke parë nga afër veprimet e ministrisë, nënkupton ndërhyrje në autonominë e organizatave sportive që nënkupton se organizatat e tilla vepronë në izolim, jashtë kontekstit kombëtarë, në të cilin ato janë themeluar. Përkundrazi, sporti dhe organizatat sportive janë plotësisht pjesë e korrnizës së kontekstit dhe shoqërisë, derisa rrespektojnë vlerat universale që i karakterizojnë ato. Ky është parimi i unitetit në diversitet, n dërsa veprimet e pushtetit janë kapja e sportit përmes përdorimit të ri-licensimit si procedura për kapje. Nga ministria, në opinion deklarojnë dicka tjetër, ndërkohë që veprimet i kanë absolutisht puro politike dhe sic e thash, për qëllim kanë kapjen e federatës”, ka përfunduar znj. Dumoshi.

SHPËRNDAJE