Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tash deputet i pavarur e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ai ne emisionin “Pressing” ka thene se Albin Kurti po mashtron popullin.
Sipas tij, amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”, duke thënë se kanë pasur pritje të tjera ndaj Kurtit.
“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli