INTERVISTË ME ZNJ.ISABEL ROCHAT, SHEFE E POLICISË DHE SIGURISË NË KANTONIN E GJENEVËS

«Raporti i Dick Marty asesi nuk do të reflektohej apo dëmtonte marëdhëniet tona të mira mes Zvicrës dhe Kosovës. Unë si funksionare dhe si qyetare do të përgjigjem si zvicerane dhe si një shtet neutral  se raporti i përfaqësuesit të Këshillit Evropian nuk është kush e din cfarë zbulimi, thjeshtë është një raport ku shumë gjëra nga to kanë qenë të njohura për ne dhe  opinonin ndërkombëtar. Dhe më duket tash pak « bizarë » nxjerrja e këtij raporti mbi disa zhvillime të cilat janë folur e përfolur disa herë më parë.. »  është shprehur sot njeriu numër një policisë dhe sigurisë në Kantonin e Gjenevës znj.Isabel Rochat në intrevistën dhënë Agjencisë Infomative Kombëtare “Presheva Jonë”

Nefail MALIQI

Gjenevë, 7 shkrut / AIK-Presheva Jonë 

Presheva Jonë: Znj. Rochat, fillimisht, meqë Gjeneva dallon nga qytetet tjera të Zvicrës, meqë ky qytet tashmë është shëndrruar në një qendër diplomatike dhe ndërkombëtare. Qytetarët, përfaqësitë diplomatike të misioneve dhe organizatave ndërkombëtare a janë të sigurtë sot në ketë metropol evropian ?

ISABEL ROCHAT : Gjendja e sigurisë në kantonin tonë nuk eshtë as më e mirë e as më keqe se kanotonet tjera të vendit tonë, madje mund të thuhet se qytetarët në kanotnin tonë dhe vendin tonë ndihen shumë më të sigurt se sa në disa veende limitrofe të Zvicrës. Falë angazhimit të policisë së qyteti të Gjenevës dhe asaj kantonale, duke përfshirë këtu edhe  operacionin « Figaro » të policisë ky bashkëpunim ka sjellur frytet e veta  në luftën kundër krimit të organizuar. Prandaj, mund të themi lirisht se Gjeneva, kjo qendër diplomatike evropiane kurrë  s’ ka qenë më e sigurt se më parë.  Meqenëse Gjeneva kufozohet me Francën bashkëpunimi ndërkufitar është i mirë cka ka bërë mobilizim të përbashkët të dy palëve në luftën kundër bandave kriminale dhe trafikantëve qoftë të drogës apo klandestinëve, të cilat shifra kanë rënë dukshëm në krahasim me vitet e më parshme, ku sot në ketë kufi me Francën janë të angazhur rreth 180 forca policore, hiq ato ushtarake. Dmth po aq sa ushtarë sot kemi të angazhuar në Kosovë po aq edhe kemi sot policë në kufirin mes Zvicrës deh Francës të cilët përkujdesen për sigurinë qyterave në dy anët si dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

 
Presheva Jonë: znj.Rochat meqë përmendët Kosovën, duke se sa jeni kthyer nga një vizitë në rajon, mund të na thoni rreth qëllimit të kësaj viztie dhe përshtypjet  nga Kosova ?

ISABEL ROCHAT : Po, siq e dini departamenti ynë të cilin unë drejtoj janë të përfshirë një sër sektoresh të ndryshme të cështjes së sigurisë në vend dhe jashtë, këtu duke përfshirë edhe misionin tonë ushtarak në Kosovë të instaluar para një decenie, mision ky i cili po bënë një punë të shkëlqyeshme në rajon në vënen e paqes dhe stabilitetit.  Dhe mu ky misonin i ushtarëve tanë në Kosovë kishte për qëllim vizitën tonë para ca ditësh. Madje kjo vizitë ishte një rast i mirë për të kremtuar edhe festat e fundvitit bashkarisht me trupat e KFOR-it dhe ushatrët tanë, paqëruajtëse të Swisskoy-it në Therandë/ Suharekë. Nga kjo vizitë në Kosovë u njoftuam më përsëafrmi jo vetëm mbi rolin dhe aktivtetet e ushtarëve të Swisscoy-it por edhe mbi gjendjen rela në terren, ku Kosova ditë përditë po bëhet një shtet stabil përkundër vështërsive dhe obligimeve që gjenden para saj, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës për t’ju siguruar një perspktivë më të mirë të rinjve në rajon.

 
Presheva Jonë: Po cili është sot imazhi i shqiptarëve në kanonin e juaj  në Gjenevë, numri i të cilëve sillet nga 8 deri në 10 mijë.. ?

ISABEL ROCHAT : Siq e dini Gjeneva është një qendër siq e thatë edhe ju vet diploamtike dhe multikulturoe, një mozaik i etnive të ndryshme, ku në mesin e tyre kemi edhe një komunitet të madhe dhe të rëndësishtëm nga Kosova. Qytetarët shqiptarë qofshina ata nga Kosova apo Shqipëria në vendin tonë kanë rrespekt dhe janë punëtorë dhe janë njerëz të vyeshëm të cilët mbajnë familje edhe këtu në Zvicër por edhe në vendlindjet e tyre. Sikur pjesëtarë tjerë të komunitete ka edhe nga radhët e shqiptareve të inkuadruar në krimin e organizuar.  Siq e dini në shtypin tonë ka shkrime herë pas here edhe për krimin e organzuar, në këtë rast  edhe të disa të rinjve të cilët bëjnë «des bêtises” . Prandaj mesazhi imi për komunitetin shqiptare në Kantonin tonë dhe në Zvicër do të ishte që institucionet kosovare në Zvicër të punojnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar, për një integrim më të mirëfilltë në vendin tonë, sepse sa më të integruar të jeni aq më larg të rinjë shqiptarë do të kenë duart nga dukuritë e këqija. Duhet angazhuar ata në kurse, seminare, tribune e debate të larmishme te përziere me shqiptarë  zviceranë. Me ta duhet punuar më shumë, të merren më shumë insiticonet dhe asocionet e juaja që veprojnë në vendin tonë si  ambasadat ashtu edhe konsulatat.  

Presheva Jonë: Disa gazeta kanë shkruar se në Zvicër apo Gjenevë veèpron « mafia shqiptare ». Megjithse nga një bisedë ditë më parë me shefen e policisë së qytetit të Gjenevës znj.Monica Bonfanti, ajo  e mohon ekzistimin e kësaj mafie. Ju e ndani ket mendim ?

ISABEL ROCHAT : Ka pasur të drejtë kolegia ime dhe mund ta rikonfirmoj se në Gjenevë nuk vepron « mafia shqiptare » siq shkruajnë disa gazeta. Punë gazetash, ju e dini meqë ju jeni gazetar dhe nëse nuk do të kishte këso shkrimesh apo tituj bombastik, kush do t’i blente ato ?!…(qeshet znj.Rochat :-)))   

Presheva Jonë:  De në fund , cfarë mendoni për raportin e Dick Martyn, ka vend aty për hetime serioze apo mund të reflektohet, apo dëmtohet  në mardhëniet e mira mes Zvicrës dhe Kosovës ?

ISABEL ROCHAT : 
Jo, jo asesi raporti i Dick Marty nuk do të reflektohej e a snuk do të dëmtonte marëdhëniet tona të mira mes Zvicrës dhe Kosovës. Unë si funaksionare dhe si qyetare do të përgjigjem si zvicerane dhe si një shtet neutral  se raporti i përfaqësuesit të Këshillit Evropian nuk është kush e din cfarë zbulimi, thjeshtë është një raport ku shumë gjëra nga to kanë qenë të njohura për ne dhe  opinonin ndërkombëtar. Dhe më duket tash pak « bizarë » nxjerrja e këtij raporti mbi disa zhvillime të cilat janë folur e përfolur disa herë më parë. Pra, më duket se s ‘është momenti i nxjerrjes së një raporti të tillë, s’është një gjë e mirë jo vetëm për Kosovën,por as për  Zvicrën.Nga ky raport kam përshtypje se disave më shumë ju intereson e kaluarës se sa  e ardhmja edhe pse janë dalur disa herë mesazhe nga ndërkombëtarët, se tash e tutje popujt në ballkan duhet shikuar përpapra, për një perspektivë më të mirë të rjaoneve pas kofliktuoze, duke mos kthyer më kokën mbrapa…

SHPËRNDAJE