Vlorat me nafake nga koalicioni LDK-PDK, njeren (Citakun) Hashim e hypi lart e beri ambasdore ne Amerikë e tjerën (Dumosjin) po ashut Isa e hypi lart duke ja gjetur nje vedn për “kryetare te Prishtinës”. Kje fundit nuk dot erzjgiodhet sespe vendos vota e popullit. Sikur te ishte edhe Vlora Citaku me vota sigurisht as ajo nuk do të zgjidhej, kane thëne analistet për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” .
Sidoqftë, Isa Mustafa ka marrë vesh se i pari i kësaj partie po mendon që ta kandidoj një femër nje ish-valltare e “Ramiz Sadikut” për kryetare të Kryeqytetit.
“Isa Mustafa dhe një pjesë e LDK-së po e mbështesin Vlora Dumoshin për të kandiduar për kryetar të Prishtinës”, tha ky burim i Gazetës Blic i afërt me Isa Mustafën.
Vlora Dumoshi aktualisht është ndër njerëzit kryesor të Isa Mustafës në kabinetin qeveriatar. Ajo është udhëheqëse e stafit të Kryeministrisë, derisa në të kaluarën ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prishtinës, kohë kjo kur kryeqyteti udhëhiqej nga Isa Mustafa.
Sipas këtyre burimeve edhe pse nuk është marrë vendimi përfundimtar për atë se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, deri më tani Dumoshi shihet si opsioni më i mundshëm.
“Është menduar se Dumoshi është kandidatja më konsensuale që do ta ketë mbështetjen e gjithë partisë”, tha ky burim.
Ndërkaq, kontakti me Dumoshin ka qenë i pamundur. Ajo nuk është përgjigjur as në thirrjet telefonike e as nuk u është përgjigjur mesazheve të dërguara nga redaksia.
As nga LDK nuk kanë pranuar që të flasin rreth kësaj teme, me arsyetimin se ende është herët të flitet për këtë temë.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se në garë për kandidat të LDK-së janë edhe ish- kryetari i Prishtinës Ismet Beqiri, si dhe dy nga bashkëpunëtorët tjerë të afërt të Isa Mustafës, zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi dhe këshilltari, Sokol Havolli.
Derisa në LDK po zhvillohet një luftë shumë e ashpër për atë se kush do të jetë në garë për të parin e Prishtinës, deri të tani është e vetmja Lëvizja Vetëvendosje, e cila do ta rikandidoj Shpend Ahmetin edhe për një mandat.
Edhe në PDK ka paqartësi se kush do të jetë kandidat për këtë garë.
Përkundër që Lirak Çelaj edhe publikisht ka shprehur dëshirën e tij për të qenë kandidat, Gazeta Blic merr vesh se Kadri Veseli ende ka dilema nëse do t’i hyjë garës me kreun e degës së PDK-së në Prishtinë.
Ndërkohë, as AAK, as AKR e as Nisma ende nuk i kanë caktuar kandidatët për kryetar të Prishtinës