Bëhet e ditur se Prokuroria është njoftuar lidhur me këtë rast, si edhe zyra ndërlidhëse e INTERPOLIT dhe ILECU (njësiti për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit). Rasti vazhdon të hetohet nga sektori i auto-krimeve në Prizren në bashkëpunim më ILEK dhe INTERPOL-

Prishtinë, 4 tetor/ AIK-Presheva Jonë

Sikurse edhe në disa raste tjera, Policia e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me policitë e vendeve nga Evropa, respektivisht me INTERPOL-in. Kësaj radhe Njësia e hetimeve rajonale të auto-krimeve në Prizren me kërkesë të INTERPOL-it, ka nisur hetimet lidhur me një rast të vjedhjes gjegjësisht të mashtrimit dhe si rrjedhojë ka bërë edhe sekuestrimin e një auto-betonjerke të llojit IVECO.

Sekuestrimi i këtij automjeti thuhet se është bërë pasi që i njëjti është kërkuar nga INTERPOL-i italian, sepse i dyshuari B.S (1978) në bashkëveprim me 11 persona tjerë ka bërë trafikim ilegal të më shumë se 100 automjeteve transportuese dhe industriale duke i marrë në Itali.

Sipas policisë, personat në fjalë automjetet transportuese nga Italia, fillimisht kishin nisur t’i sillnin me dokumentacion jo të rregullt dhe në mënyrë ilegale dhe më pastaj i kanë trafikuar nëpër vende të ndryshme.

“Sekuestrimi i automjetit (auto-betonjerk), është bërë nën dyshimin e bazuar se i dyshuari B.S, i njohur si trafikues i automjeteve nga INTERPOL-i së bashku me të dyshuarin V.S me të cilin është edhe në lidhje familjare i kanë shitur automjetin viktimës në vlerë prej 40. 000 eurove”, njofton policia.

Bëhet e ditur se Prokuroria është njoftuar lidhur me këtë rast, si edhe zyra ndërlidhëse e INTERPOLIT dhe ILEK (njësiti për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit). Rasti vazhdon të hetohet nga sektori i auto-krimeve në Prizren në bashkëpunim më ILECU dhe INTERPOL

SHPËRNDAJE