Ushtarët ukrainas i shtynë forcat ruse nga disa pozicione në Bakhmut në luftime të ashpra, tha një gjeneral ukrainas dje në mbrëmje, ndërsa Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20,000 luftëtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë që nga dhjetori.
“Situata (në Bakhmut) është mjaft e vështirë,” tha në Telegram gjenerallejtënant Oleksandr Sirski, komandant i forcave tokësore të Ukrainës.
“Në të njëjtën kohë, në pjesë të caktuara të qytetit, armiku përjetoi një kundërsulm nga njësitë tona dhe braktisi disa pozicione” ditët e fundit, shtoi Sirski.