Janë bërë 24 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë nga forcat policore të Serbisë, ndërsa në këtë përvjetor kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thekson se plagët e popullit ende janë të freskëta.
Haradinaj thekson se nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.
“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!
Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit.
Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Haradinaj.
Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!
Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit.
Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.