Gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin

Derisa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje

Adnan Jashari, iniciuesi i peticionit për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit u ka bërë thirrje edhe deputetëve të pozitës që të votojnë pro tërheqjes së mjeteve.

Po ashtu në thirrjen e publikuar nga ai në Grupin pro tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës së sot të mos mungojë asnjë në sallë, përndryshe sipas tij, i bie që po e tradhtojnë “kauzën e popullit”

“Bëjmë thirrje që asnjë deputet i opozitës nesër të mos mungojë, përndryshe i bie që e tradhëtoni kauzën popullore për tërheqje të kursimeve dhe do të ndëshkoheni në zgjedhjet e ardhshme!

Lusim edhe njëherë deputetët e VV-së dhe Listes Guxo të reflektojnë dhe të votojnë PRO!

Mos harroni që para partisë që ju nominon zgjedhje, është populli që ju voton, dhe nuk do të ju harrojë emrat nëse votoni kundër”, thuhet nëdr të tjera në thirrjen e tyre.

 

 

Seanca e Kuvendit pritet të nisë në ora 10:00.

 

SHPËRNDAJE