Koordinatori i grupit parlamentar te PDSH-së dhe Deputeti Imer Aliu kërkon përgjigje nga Ministresha për Punë të brendshme Gordana Jankullovska pse pa fakte akuzoi shqiptaret për vrasjet ne Smillkovc. Imer Aliu kërkon faktet që nuk dolën në shesh asnjëherë, kaloi një muaj dhe asnjë fakt konkret nuk ka prezantuar Ministresha, në ndërkohë një popull i tërë etiketohet më të pavërteta.

“Ju thatë se i keni kap vrasësit, 20 të arrestuarit, ju u thatë vrasës atyre, vrasës!!! Kujt i shitni mend ju tash. Thatë që ata paskan luftuar edhe kundër NATOs në Avganistan. Pse nuk tregoni ku ishte Haki Aziri 6 ditë? Familja, opinioni nuk e dinin se ku ishte Hakiu 6 ditë, në burgje sekrete, në vikend shtëpiza, ku janë ata?

Ju sot duhet të prezantoni fakte, ne jemi përfaqësuesit e atyre të cilët ju i arrestuat, i baltosët, i njollosët me lloj lloj dezinformata, sot ti më kërcënohesh mua, kjo nuk kalon te unë, kot e ke! Ti duhet të japësh përgjigje ku ishte ky person 6 ditë? Ti duhet të përgjigje pse gruaja nga Haraqina u rrah në korridor të Gjykatës nga ana e policëve, kush janë ata policë? Kaloi 1 muaj dhe nuk ke përgjigje ti për këtë? Kush janë ata. Ka edhe shume pyetje që duhet të ju jepni përgjigje, me kërcënime tek ne nuk kalon. Akuzoni për radikalizëm islamik! Shqiptarët janë civilizim perëndimor edhe historikisht por edhe për ju si sllav.

Prandaj kujdes çka flisni, ju fajësoni dhe akuzoni një popull të tërë. Të gjithë ua tërhoqën vërejtjen për këtë. Ju malltretoni një popull të tërë, akuzoni njerëz, gra në moshë, femra dhe të pafajshëm të tjerë të cilët janë të pafajshëm dhe akoma nuk keni vërtetuar fajësinë e tyre. Tendenca juaj është të njollosni një popull të tërë” — ka përfunduar Deputeti i PDSH-së Imer Aliu.

SHPËRNDAJE