Preshevë, 30 maj  -Me 10 maj te ketij viti disa media lokale ne Luginen e Preshevën shkruajtën se disa qarqe ne bashkepunim me Beogradin ne Luginen e Preshevës  po kerkojne kokën e Muftiut te Kosovës dhe BIK-ut me ligje të Sërbisë, dhe përmes ndikimit të tyre në BIA te Sërbisë, ka marrë në pyetje disa imamë të KBI-së Preshevës. Dhe pas gjitha kesaj duket se po dalin “frytet” e para të ketyre kercnimeve, cka me në fund kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë imami prof. Sevdail Jakupi, flet per dorëheqje..

Me konkrfetisht, në emisionin e mëngjesit per RTP, të mbajtur me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë imami prof. Sevdail Jakupi, ka deklaruar se “për hir të unitetit të hoxhallarëve të Luginës së Preshevës, jam i gatshëm të ofroj edhe dorëheqjen time.”, tranmseton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Imami i xhamise se madhe prof. Sevdail Jakupi u ka bërë thirrje kolegëve të tij që janë të përfshirë në organizimet tjera fetare përmes Sanxhakut etj, që bashkërisht të organizojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira ku do të përfshiheshin të gjithë imamët, Këshillat e xhamive dhe xhemati, me qëllimin e vetëm për të themeluar një Bashkësi Islame vendore dhe të pavarur nga Novi Pazari e Beogradi, me lidhje shpirtërore me Bashkësinë Islame të Kosovës.

SHPËRNDAJE