BE-ja ka konfirmuar se Piter Faith nga sot nuk do të jetë përfaqësues i posaçëm i saj në Kosovë. Maja Kocijanciq, zëdhënëse e përfaqësueses së larë të BE-së, deklaroi se “në mes të shteteve anëtare janë duke u zhvilluar konsultimet lidhur me përforcimin e pranisë së BE-së në Kosovës, duke pasur parasysh Traktatin e Lisbonës dhe agjendën e BE-së për Kosovën. Por, diplomatët e vendeve anëtare në BE pranojnë se është krijuar një konfuzion i madh rreth pranisë së BE-së në Kosovës, përfshirë edhe vakuum në krye të shefit të misioneve të cilat janë ende të padefinuara.

SHPËRNDAJE