Klubi më i pasur francez, PSG krahas ekipit të meshkujve është duke përgatitur një skuadër të fortë edhe në konkurrencën e femrave. Në vazhdën e përforcimeve, ata së fundi u përforcuan me fut6bollistën shqiptare, e cila është zhvilluar në Suedi, Kosovare Asllani. Kosovarja ngjashëm si ylli i ekipit të meshkujve të PSG-së, Zlatan Ibrahiomovic është rritur në Suedi dhe mbron ngjyrat e këtij vendi. Ndërkaq sipas gazetës suedeze “Aftonbladet”, ajo ëhstë mirëpritur nga ylli me prejardhje boshnjake. Ibra kishte deklaruar se “ Nëse doni një ekip që fiton duhet të keni një sulmuese suedeze”, duke aluduar në Kosovare Asllanin. Futbollistja shqiptare nga Kosova, e cila ka mbi supe 23 vjeç, para disa ditëve u transferua te PSG nga ekipi suedez Kristianstads. Ajo llogaritet si përforcim i rëndësishëm për ekipin francez, që synon të pushtojë edhe futbollin e femrave sikur atë të meshkujve me përforcime cilësore.

SHPËRNDAJE