Një histori “dashurie” midis dy leopardësh pati një përfundim shumë të keq për leopardin mashkull, siç dëshmuan fotografitë e rralla të marra në një kopësht zoologjik në Afrikën e Jugut gjatë javës.

Për çudinë e ekspertëve të fushës, ndryshe nga sa ndodh me këtë specie, ishte jo mashkulli, por femra ajo që i vardisej seksit të kundërt.

Pas disa tentativash të pasusuksesshme për t’u afruar, mashkulli refuzoi përsëri ndërsa ndodheshin mbi një pemë, duke marrë si këmbim një shpullë, që e flaku nga një lartësi prej gjashtë metrash drejt e në tokë.

Pak por e sigurt, një mashkull leopardi di të mbijetojë më mirë një rënie nga lartësitë, se sa një njeri i ndodhur në të njëjtën situatë, pasi macja e eger u ngrit ne kembe dhe vazhdoi ecjen e saj pa deme.

SHPËRNDAJE