Arrestimi i biznesmenit nga Presheva, Muhamet Shabani nuk kishte aspak përmbajtje, por vetëm dyshime të njërës palë, të pakonfirmuara dhe për biznesmenin tendencioze. U përfol se përvetësoi në mënyrë të njëanshme 800 mijë euro nga dy “viktima” sic u paraqitën në media me pompozitet, por, gjatë një bisede me personat ligjire te z. Shabani, na treguan se e vërteta nuk qëndron aspak sic është raportuar, pasi që gjithcka ka qenë e manipuluar, pas një gabimi teknik nga personi i ngarkuar si agjent i shitjes së parcelave në lagjen “Planet”, ku z. Shabani me bashkëpuntorë, jo vetëm në “Planet” por ne gjithë Kosovën kanë investuar gati 15 milion euro. Avokatët e z. Shabani kanë thënë se janë duke u marrë të gjitha masat dhe se ata që tentuan ta njollosin figurën e z. Shabani, ta marrin denimin e merituar.

Sipas biznesmenit Shaban,i qështja veq është në përfundim për tu sqaruar, këtë e ka kuptuar më në fund edhe prokuroria, jo më kot ani pse ia ndanë 30 ditë, u lirua me të drejtë pas vetëm 3 ditësh.
“Me personat në fjalë, të cilët më kanë akuzuar për shitje të shpive të shitura, unë kam një histori tjetër, unë prej tyre kam ble një pronë në Zvicër, një pjesë të parave ua kam paguar cash, kurse tjetrën, 800 mij euro kanë pasur të i marrin në formë kompenzimi, pra shtëpi në lagjen “Planet”, madje unë ua kam llogaritur më shumë se vlera, pronon të cilën e kam blerë nga ta. Unë, krejt cka mund të them është se është bërë një gabim teknik, jo nga unë, por nga agjenti im i shitjes, me anë të kodit të parcelave, duke i shkruar edhe shtëpitë e shitura, në vend të atyre që janë të lira, ndërkohë që pastaj paditësit e mijë i kanë dhënë zjarrë gabimit teknik tonë pasi që iu ka konvenuar që shtëpitë të i marrin të shkruara gabim, sepse kanë qenë ngjitur”, ka thënë z. Shabani.
Në Luginë por edhe në Kosovë, z. Shabani njihet si biznesmen i suksesshëm në Zvicer e Evropë, madje ai është edhe humanist i shquaar, ani pse nuk i bën reklam asnjëherë veprave të tijë, por, nuk është kjo ajo për të cilën kësaj rradhe biznesmeni është bërë kryelajm, kjo edhe na ka nxitur që ta kontaktojmë, ani pse pasi biseduam, e pam që z. Shabani nuk ndihej aspak i shqetësuar dhe se dukej në ritëm me dinamikën e punës, duke thënë se unë jam gjithcka në rregull, drejtësia ka pas punën e saj, e rrespektoj.
Por, sa është e drejtë që mediat të dalin me aq lehtësi me lajme duke njollosë emrin e dikujt, të ndërtuar me shumë mund, kjo mbetet një qështje për tu diskutuar, pasi që sic po shihet, e gjitha ka qenë një fluskë.
“Unë nuk jam i shqetësuar të kuptohemi, me rastin sepse e dijë vehten, jam i shqetësuar me Republikën e Kosovës, me lehtësinë që janë në gjendje të të njollosin gjithcka që me mund e ke ndërtuar. Qeveria aktuale në Kosovë mendoj unë se duhet të tregojë pak më shumë kujdes ndaj jo vetëm shqiptarëve të Kosovës Lindore, por edhe të diasporës në përgjithësi, të cilës edhe unë pra i takoj, sepse dorën në zemër tërë kohën kanë qenë si opozitë gojën plotë edhe Luginë e edhe Diasporë. Imazhin tim e kam të ndërtuar me mund e sakrificë, nuk mundet të ma dëmtoj asgjë, as rastet si kjo që me ndodhi, ku unë mendoj se ka qenë kokë e këmbë tendencioz, por sigurisht se kur je në rrugën e drejtë e të sinqertë, gjithmonë triumfon, pa frikë”, ka përfunduar z. Shabani.
Vlenë të theksohet se ky nuk është rasti i parë kur tentohet të njolloset emri i bizneseve të Luginës, qoftë edhe duke i futur nëpër afera të pa qena, e kemi pasur edhe rastin e pompës së benzinës “Valoni Petrol” ku disa herë sipas deklaratve të pronarit, është provuar që me anë të shantazhit të arrihet deri tek përfitimet nga trualli që i takon kompanisë në fjalë.
Bëjmë thirrje nga institucionet e Republikës së Kosovës, të sigurisë, që të kenë konsideratë për biznesmenët e Kosovës Lindore që të mos ndihen në Kosovë si në shtëpi të huaj, të kenë siguri e mundësi të të bërit biznes.

SHPËRNDAJE