Pas një mungese prej më se tri javësh, Kim Jong-Un është shfaqur sërish në publik, për të diskutuar lidhur me kapacitetin e armëve nukleare të Koresë së Veriut, me udhëheqësit më të lartë ushtarakë.
Lideri 36-vjeçar herën e fundit është parë më 1 maj derisa po e inauguronte një fabrikë që merret me prodhimin e plehut artificial dhe nuk është parë më, transmeton Telegrafi.

Në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Kim tregoi synimet për ta rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike.

Raportohet se Kimi përmendi nevojën për ta korrigjuar ‘makinerinë e panevojshme dhe defektet përbërëse’ të ushtrisë, në mënyrë që të mund të përgatitet më mirë kur vendi duhet të mbrohet kundër ‘forcave të huaja’.
Fotografitë nga takimi e shfaqin Kimin përpara një bordi, duke përdorur një shkop të gjatë të bardhë për të bërë një prezantim.

Që nga prezantimi i fundit kanë kaluar gjithsej 24 ditë, kur u shfaq duke prerë shiritin e fabrikës, pas lajmeve të shumta se ai ka vdekur.
Lajme ende të pakonfirmuara bëjnë të ditur se Kimi ka pasur një operacion në zemër, ndërsa edhe më herët thuhej se ai kishte probleme shëndetësore.

SHPËRNDAJE