kishaaReagimet mbi marshin e sotëm në Prishtinë të komunitetit LGBT, kanë qenë të shumta, ndonëse këto më shumë janë shprehur në rrjetet sociale. Por nje reagim  i tille ende s ka ndodhur nga hoxallaret e Kosovës.

 

Derisa në masë të madhe, ky komunitet është përkrahur edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit, ka edhe të tjerë që hapur dhe pa hezitim e kanë shprehur kundërshtimin e tyre.

Në këtë kundërshtim, duket e më shumë se në gjithçka tjetër, pajtohen përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë.

Një kundërshtim të tillë e ka shprehur sot disa herë në rrjetet sociale edhe Artur Krasniqi, pastor në Kishën Protestante Evangjelistë në Kosovë.

Ai në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar disa ‘statuse’ të cilat shprehin qartë kundërshtimin e tij ndaj këtij komunitetit.

“Real MAN marry REAL WOMAN”, ka shkruar Krasniqi, që në shqip do të thotë “Burri i vërtetë martohen me grua të vërtetë”.

Por kundërshtimi i tij ka vazhduar edhe më tej.“Në fillim, Perëndia e krijoi Ademin e Haven e jo Ademin e Jahen”, është deklarimi i tij i radhës.
Megjithëkëtë në deklarimin tij të fundit, të tretin brenda një ore, pastor Krasniqi i cili shërben në Bashkësinë e Popullit të Zotit, e thotë hapur dhe qartë atë që mendon.

“Perëndia është Dashuria, dashuria e vërtetë buron nga Perëndia, dashuria nuk është kushtetuese. Ajo është më e fuqishme se Kushtetuta më e fuqishme se urrejtja”, ka shkruar ai, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës e cila lejon dhe njeh martesat ndërmjet dy gjinive të njëjta.

Më poshtë ai vazhdon të shpreh qartë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.
“Asnjë njeri nuk mund te dal kundër Perëndisë e as kushtetuta nuk mund te jete kundër Zotit. Askush nuk mund ta ridefinojë ligjin e Perëndisë për martesën. Perëndia e ka dhënë si institucion të shenjtë familjen dhe kjo nuk mund te shkatërrohet e as te zëvendësohet me mëkatin”, deklaron Krasniqi.

Përndryshe kundërshtime në lidhje me paradën e LGBT-së si dhe në tërësi të qenit pjesëtarë të këtij komuniteti apo të shprehjes së lirë të orientimit seksual, e akne shprehure dhe klerikë të tjerë nga të gjitha besimet.hashhss

SHPËRNDAJE