Kryediplomati Enver Hoxhaj ka thënë se ka ardhur koha të ketë lëvizje në shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës. Ai ka deklaruar se kjo lëvizje e shërbimit diplomatik nënkupton se disa nga ambasadorët aktualë mund të kthehen, kurse disa të tjerë mund të zëvendësohen me ambasadorë të rinj. “Nuk mund të flas për atë se a do të ketë emërime apo shkarkime, por do të ketë procedurë të rregullt të lëvizjes së vendeve e të pozitave të ambasadorëve në përputhje me ligjet në fuqi që ka Republika e Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj.

SHPËRNDAJE