Dark Mode Light Mode
Ademi takohet me ish-futbollistin Rama
Hovenier paralajmëron kriminelët e veriut: Do ta dënojmë ashpër çdo akt ndaj kryetarëve
Jo veç një, Policia po i realizon tri operacione njëkohësisht

Hovenier paralajmëron kriminelët e veriut: Do ta dënojmë ashpër çdo akt ndaj kryetarëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, pak para se të marrin zyrtarisht detyrën e tyre katër kryetarët e rinj të zgjedhur.

Diplomati amerikan ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, për pjesëmarrjen e ulët të qytetareve, por edhe për atë se çka presin Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.

Ai ka thënë se “zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.

Advertisement

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori amerikan për Telegrafin.

Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − 3 =

Previous Post

Ademi takohet me ish-futbollistin Rama

Next Post

Jo veç një, Policia po i realizon tri operacione njëkohësisht

Advertisement