Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.

Deputeti i LDK-së shprehet se nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma.

Ai kërkoi ndihmën e ministrisë së Bujqësisë që të rrisë urgjentisht subvencionet për fermerët.

“Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, thuhet në postimin e Hotit në Facebook.

SHPËRNDAJE