I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së rel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se një pjesë e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet për të mbështetur bizneset, derisa në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike.

“Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re”, ka shkruar Hoti./Express

SHPËRNDAJE