Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Hoti ka thënë në konferencë se do marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK’së, e cila ka marrë deri më tani 13,33 për qind në nivel qendror.

“Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK’së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

“Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, kandidatin për kryeministër e ka mbrojtur kryetari i LDK’së, Isa Mustafën, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer përgjatë fushatës.

“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE