Gazetari agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Nefail Maliqi, ne bisedë meambasadorin amerikan Richard Holbrooke te cilin jo rastesisht nuk e quanin boldezer i Bllkanit
Preshevë, 24 mars – “Këtë ma tha pas përfundimit të këtij takimi që kishte pasur Holbrooke me kreu ne Aleances Veritalantike dhe KS te OKB-së. Per këte laj te mire më tha se mund tu tregosh shokëve në Zvicër, popullit lidashes në Kosovë dhe Preshevë..”. ka pohuar gazetari dhe publicisti ynë Nefail Maliqi gazetar i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” duke perkujtuar intertvisten për gazeten kombëtare “Botas sot” me ambasadorin amerikan Richard Hllbuk te cilin jo rastesisht nuk e quanin boldezer i Bllkanit.
“Amerika dhe NATO do t ë bombardoj frocat serbe nga Beogradi, në Kosovë deri ne Preshevë !..” i ka thëne ambasadori Richard Holbrook gazetarit shqiptar Nefail Maliqi i cili atebote nga selia e OKB ne new York kihste kaluar ne sleine e NATO-s për të percjellur sulmet e NATO.s pergajte 78 ditëve..deri ne kapitulimin e Serbisë
Para 48 orëve, me 22 mars komandot e NATO-s kishin dhënë urdhër të bombarojnë Serbinë. Pra, sot e para 17 vjetësh filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet filluan më 24 mars, 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.
Fushata përfundoi më 10 qershor të po të njëjtit vit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Më 3 prill, zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, sqaroi arsyet e sulmeve të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë: “Aksioni ushtarak i NATO-s i mbështet qëllimet politike të bashkësisë ndërkombëtare, për një Kosovë paqësore, shumetnike dhe demokratike, në të cilën të gjithë do të jetojnë në siguri”.
“Për këtë qëllim, Republika Federale e Jugosllavisë duhet të ndalë të gjitha aktivitetet shtypëse dhe luftarake dhe të tërheqë forcat e saj nga Kosova, si dhe të pranojë kushtet që të gjithë refugjatët të mund të kthehen sigurt në Kosovë, nën mbrojtjen e forcës ndërkombëtare të sigurisë” ka theksuar ambasadori amerikan për “Bota sot”
Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Sllobodan Miloseviçit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana. “Sot, mund të shpall se Milosheviçi ra dakort me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t`i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë” tha ne vazhdfim Hollburk
Dy ditë më vonë, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, njoftoi për hyrjen e trupave të para ndërkombëtare në Kosovë. Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Hollkaustit, pati thënë se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.