Dark Mode Light Mode

Historike/ Nga sot një grua drejton Preshevën

PRESHEVË, 10 Mars/ATSH/.- Shqipërim Arifi nuk është më kryetar i Preshevës. Në asamblenë komunale në Preshevë, 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit ndërsa 16 fletëvotimi ishin të papërdorura.

Seanca që po transmetohet drejtpërdrejt nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, po udhëhiqet nga Nadër Sadiku, kryetar i këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Advertisement

Ndërkohë, grupi i PVD-së ka rënë dakord që për kryetare të Preshevës të emërohet Ardita Sinani, kryetare aktuale e Kuvendit Komunal.

Ardhja e Ardita Sinanit në krye të komunës është diçka historike, pasi sipas agjencisë “Pesheva Jonë”, në Serbi ka shumë pak gra që drejtojnë komunat.

Kryetari në largim i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi mbajti një konferencë për mediat lokale, duke akuzuar rëndë kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të drejtuar nga Riza Halimi. Ndërsa, APN ka dalë me një deklaratë për media ku ka dhënë edhe sqarimet për disa nga akuzat e lëshuara nga PVD ditë më parë.

View Comments (7) View Comments (7)
  1. Qytetar te nderuar e di se kini met pakic. Se ceto politika tprostitutkav na kan shpernda nkrejt boten e sna kan lon vend kerkund.
    Cunu ne protesta e kthene Solidin te mas.
    Cunu nprotesta e zgjidhne mat mirin
    Kallxoni botes se na i dojm njerzit e drejt kallxoni se na nuk i dojm hajnat e tradhtart

  2. bash historike mberini ujku i vjeter edhe presheva ska per ti qelur syt kurr njeher.mbrin ne fuqi ata qe e hengren qe 20 vjet presheven.mjer populli

  3. ndrrimi i kryetarit prej nji kualicioni esht turpi me i madh qe ka ndudh ne historine e Presheves,por njerzit e till per interesa personale as familjen e vet nuk po e njifshin dhe per ate ja si jemi -PA KOMENT- p sh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 11 =

Previous Post

Dy të vrarët mbrëmë në Bazel të Zvicrës janë qytetarë nga Kosova. Ja per cka lindi konflikti

Next Post

Nderron jete i riu nga Presheva Bejxhet Mustafa (Zhunica)

Advertisement