albasteffefePRESHEVË, 29 mars (AIP)  -Historianët serbë pretendojnë se Stefan Nemanja dhe Karagjorgje nuk janë shqiptarë. Mediat serbe e kanë cilësuar sulm ndaj serbëve pretendimin se ata janë shqiptarë.

“Sulm ndaj serbëve: Nemanja dhe Karagjorgje kanë origjinën shqiptare (“Napad na srpostvo: Nemanjiæi i Karaðorðe su poreklom Albanci!”) është ky titulli qe hasëm dje dhe sot ne shtypin e Boegrdait ku mediat dhe historianët serbe përpiqen sipas historisë së tyre, t’i përgjigjen historianëve shqiptare se “Stefan Nemanja dhe Karagjorgje nuk janë shqiptarë” shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Vazhdimisht në Kosovë është pohuar se Kishat e Deçanit janë shqiptare. Madje, historianët shqiptarë kanë shkuar një hap më tej dhe tani pretendojnë të kenë fakte se Nemanja është një fis shqiptar nga Nimani dhe se manastiri i famshëm i Kishës së Graçanicës së shenjtë dhe Zonja serbe qenkan pjesë e traditës dhe historisë së tyre .” ka shkruar sot shtypi serb duke theksuar se këto konstatime shqiptare qenkan “Skandaloze” sepse sipas tyre “shqiptarët pretendojnë Nemanjen ta bëjnë të tyren.”

“Historianët dhe individët shqiptarë përsëri drejtuan gishtin e tyre në sy të popullit serb me këmbëngulje se anëtarët  e Nemanjës e fiseve shqiptare Nimani dhe se Karagjorgje që në fakt janë serbe, të jenë shqiptare. Këto nuk janë vetëm përpjekje për të kapur shifrat më të mëdha historike në Serbi, por edhe Kishat Orthodhokse më të famshme.

Kështu, historia shqiptare mund të lexohet në manastirin e Graçanicës dhe se Kisha “Zonja Jonë” është gjithashtu e tyre, pavarësisht nga fakti se këto ndërtesa ishin të sulmuara nga shqiptarët.”- ka shkruar shtypi serb. Historianët serbë i kundërshtojnë pretendimet për origjinën shqiptare të Nemanjës dhe i cilësojnë të pakuptimta .

Sipas Ljushiç “pretendimet e shqiptarëve janë të pakuptimta !” Ai shton se origjina Karagjorgjes ka teori të ndryshme “Kur është fjala për Karagjorgjes, ka supozime se ai është lindur në Francë. Kjo është e pa kuptimtë.” ka nënvizuar Ljushiç .

Ndërsa për analistin fetar Mirko Djordjeviç në mediat serbe ai “argumenton se lindja e spekulimeve është bërë me qëllim që të krijohen tensione në Kosovë. Ky përvetësim është spekulim i pastër politik që nuk kanë të bëjnë me shkencën.”

SHPËRNDAJE