Mesut Hancer nuk e kishte menduar kurrë që imazhi i tij do të bëhej simbol i një prej tragjedive më të mëdha të këtyre viteve të fundit. Mëngjesin e 6 shkurtit ai duhej të shkonte në punë si zakonisht pa e ditur se ajo ai mëngjes do të ndryshonte jetën e tij, por edhe të mijëra qytetarëve turq dhe sirianë që u zgjuan dhe mbyllën sot përgjithmonë nën pushtetin e tokës që lëkundej. Telefonoi menjëherë gruan për të ditur si ishte ajo me fëmijët dhe mes asaj tronditjeje therëse u gëzua për ta, por në anën tjetër një zë nuk u përgjigj kurrë. Vajza e tij 15-vjeçare Irmak kishte fjetur një natë më parë te gjyshja, pa e ditur se do të isha nata e fundit e saj.

49-vjeçari la pas gjithçka dhe vrapoi për ta kërkuar, por gjeti vetëm një dorë të ftohtë. Dorën nga e cila nuk mund të shkëputej dot dhe e mbajti shtrënguar për orë e orë derisa iu desh t’i jepte lamtumirën e fundit. “U përpoqa të gërmoj me duar dhe ta nxjerr princeshën time. Por në fund, m’u deshtë ta braktisja nën rrënoja.”-është shprehur ai për gjermanen “Bild”.

Mbi momentin prekës ka folur edhe fotografi i “AFP”, Adem Altan, i cili shkrepi foton e Mesut dhe Irmak. “Ndërkohë që bëja foton, vazhdoja t’i përsërisja vetes: ‘Çfarë dhimbjeje e papërballueshme’. Isha pa fjalë. Nuk ndaloja dot së qari.” -tha ai, pa ditur se kjo foto do të publikohej kudo si dëshmia jo vetëm e dhimbjes së një prindi, por gjithë njerëzimit.

 

SHPËRNDAJE