Sot, një delegacion nga Kosova Lindore pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, në lidhje me vendimin e ditës së djeshme të qeverisë, që të themelojnë e pastaj edhe të funksionalizojnë zyren për Luginën, në kuadër të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë qështje, inicuesi i rezolutës për Luginën në vitin 2013, z. Lutfi Haziri për “Presheva Jonë” ka thënë se pret që kjo zyrë të merret me qështje konkrete, sic është qështja e rregullimit të dokumentave civile të luginasve që jetojnë e punojnë në Kosovë, duke i zgjidhur ato probleme.
“Natyrisht që një zyrë e themeluar nën kujdesin e kryeministrit është politike, por do të merret sigurishtë edhe me të drejtat civile të qytetarëve në Lindje të Kosovës, që përfshinë dokumentet civile, arsimin, shëndetësinë, barazinë sociale e shumë probleme të tjera të qytetarëve atje”, ka thënë Haziri.

SHPËRNDAJE