Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se sot në Shtëpinë e Bardhë është nënshkruar një marrëveshje e dëmshme për Kosovën. Sipas saj, Ujmani u nda me Serbinë dhe u hoq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo tha se “marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!

E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.

Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!

SHPËRNDAJE