Prishtinë, 13 Mars 2017 –Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktualisht është një situatë e palakmueshme rreth krijimit të ushtrisë.

Megjithatë, ai ka shtuar se qëllimi nuk është që të prishen me faktorin ndërkombëtarë, përkundrazi, Kosova vetëm dëshiron që të krijoj ushtrinë e saj si mekanizëm mbrojtës dhe asgjë më shumë.

“A mundet me një ligj të thjeshtë që të krikohet FAK-u? Po mundet. Mirëpo a duhet të kemi një ushtri pa përkrahjen e SHBA-ve dhe NATO-së? Ky është diskutimi”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar. “Ne jemi në një situatë të palakmueshme pasi që askush nga ekzekutivit nuk po e merr guximin që të deklarohet. As kryeministri, as ministri, as askush. Sidoqoftë ata kanë 30 ditë afat. Nëse ata nuk deklarohen brenda këtij afati, unë si kryetar i komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së do ta nis iniciativën personale për ta dërguar ligjin në Kuvend. Por, e mira do të ishte që ligji të kalonte nga qeveria. Dua ta bëjë të qartë edhe njëherë që qëllimi ynë nuk është të prishemi me faktorin ndërkombëtarë. Mirëpo, Kosova ka nevojë që të krijoj një mekanizëm mbrojtës”, ka thënë Haradinaj. /Zeri/

SHPËRNDAJE