Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, në 19-vjetorin e Betejës së Gllogjanit, ka thënë se ajo ishte beteja që turpëroi Serbinë.

 

“Kjo betejë e theu moralin e legjendave se Serbia është e pathyeshme”, tha Haradinaj.

 

“Forcat serbe kanë filluar të bombardojnë në shtëpi dhe rrethuan familjen tonë dhe rrënuan gjysmën e fshatit. Ai operacion i tyre ishte i përgatitur”, ka thënë Haradinaj, duke bërë me dije se familja e tyre e ngushtë ishte e tëra në shtëpi.

 

Ai ka thënë se falë përvojës së vëllait të tij Ramush Haradinajt, atë ditë, nuk u lejua që nga serbët luftëtarët e UÇK-së të futeshim në rreth.

 

“Ramushi insistoi me çdo kusht të mbahet një shteg i hapur”, ka thënë Daut Haradinajnë emisionin ‘Imazh’ në RTK .

 

Ai ka treguar se bombardimi prej ajrit ishte shumë i madh dhe fortifikata të ushtarëve të UÇK-së u bënë kullat e fshatit, falë të cilave ai tha se u arrit të turpërohet Serbia.

 

“Aksioni pati filluar në 10 e 40. Kurse ka përfunduar rreth orës 22 në mbrëmje”, ka treguar Haradinaj.

 

Ai ka treguar se pastaj kishin shkuar në Jabllanicë. “Ramushi kishte plagë të mëdha. Kishte gjakderdhje pas plagëve që kishte marrë diku në ora 13”. Daut Haradinaj po ashtu ka treguar se në qendër të fshatit kishim marrë pikat që të mos e lejonim Serbinë të futet në mes.

 

“Atë ditë ka qenë edhe Zoti me ne. Ata kanë pasur dëme shumë të mëdha por edhe moralisht kanë qenë shumë të dëmtuar”.

 

Pastaj, Daut Haradinaj ka treguar se fati e kishte dashur që edhe Ramushi ishte rikoperuar shpejt prej plagëve.

 

Pastaj, tregoi ai, Ramush Haradinaj me mbi 2000 njerëz kishin dalë në Shqipëri.

 

“Gjithë u kthyen me 5-6 pushkë, duke armatosur gjithë Dukagjinin”, ka thënë ai.

 

Daut Haradinaj ka treguar se pas kësaj ishte një mobilizim i gjithmbarshëm

 

 

SHPËRNDAJE