F T E S Ë
Gjenevë, 22 maj -Mozaik artistik nga autori Syle Mujaj. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, hap ekspozitë artistike më dt. 08.06.2018 -22. 06.2018 në ora 18:00
Ramadan Avdiu – Konsulli i Përgjithshëm – si nikoqir,
Gani Bytyqi – fjalë mirëseardhëse, Kritiku i artit dhe
Sylë Mujaj- autori i mozaiqeve.
Gjenevë 2018
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, do të bëjë hapjen e ekspozimit të tre punimeve Tuaja, të punuara në Mozaik
më dt. 08.06.2018 (ditë e premte) në ora 18.00,
në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Gjenevë, në adresën; Rue de Lausanne 63, 1202 Genève.
Konsullata e Përgjithshme do ta organizoj një solemnitet me këtë rast,ku për veprat e artistit Mujaj do të flasin:
Me respekt, Amb. Ramadan AVDIU
Consul General
Me këtë rast do të ekspozohen;
Mozaiku artistik nga autori Sylë Mujaj
1. ”Pavarësia”- ”L`Indipendenza”, dim.: 205 cm x 90 cm. “
2. “Vajza Akrep”-“La donna Scorpione”, dimensioni.: 186.05 cm x 125 cm.
3. “Doruntina-Vajza në kalë”- “Doruntina-Ragazza sul cavallo”, dimensioni.: 1.20 cm x 95 m.,
Syle Mujes
Kalorësi i shtigjeve për liri i shtigjeve hapësinore gjeografike dhe e hapësirave artistike, eruditi i krijimeve ma suptile dhe zëdhënësi i i kulturës kombëtare shqiptare i cili pa rreshtur tri dekada mbjellë dafinën e kulturës sonë në Zvicrën mike në shtetin e tretë të Shqiptarëve….
Sylë Mujaj maestro i rrallë, njëri nga NUMRAT NJERËZ që kaloi ylberin është sot para nesh: Këtë herë në stilin e tij të veçantë dhe të shprehurit brilant.
Me muzetë krijuese e përcjellin me kurorën e krijimtarisë të tri veprave kapitale me frymën e
Pavarësisë – e luftën gjakun dramën dhe e sakrificën
Doruntinën – besa e dhënë, dashurinë, ringjalljen dhe amshimin
Vajza akrep – e bukura, etja, dashuria, rilindja
“Një pamje bën sa 1000 fjalë” – Napoleon Bonaparta
Tri veprat e Sylë Mujës sa 3000 fjalë –
Urime Sylë Mujaj !
21 maj 2018 Gjilan – Kosovë
Nga Profesor -Piktor akademik Ahmet Ibrahimi
*****
Shënime biografike
Sylë Mujaj u lind në Kosovë, në maj 1958, në fshatin Dukaivë, Rugovë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë. Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg.
Në fillim vuajti burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “Hekur e beton” të Nishit në Serbi.
Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).
Me ndihmën e Amnesty Internacional dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.
Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët.
Zvicra i njohu atij strehimin politik. Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet.
Njeriu që prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoi vargje që të tronditin me forcën e tyre realiste e me fuqinë e tyre artistike, që depërtojnë deri në qelizat e trupit.
Piktura e tij e krijuar, ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje–siç kujton autori, -një pikturë e lexueshme, por domethënëse: ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: fatet individuale të njerëzve-numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë, shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë. I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën, ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist, pasqyron botën e tij të brendshme.
Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve, portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.
Syl Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në katër ekspozita personale të hapura pese në Zvicër, një në Itali, kurse nga viti 1996-2018:
– Koordinator i simpoziumit ndërkombëtar “Aleksandër Moisiu-1994, Lugano
– Prezantues në Ekspozitën “bardh e zi” për Kosovën në Qendrën Zvicerane të Milanos, shtator 2001,
– Koordinator i takimit Moisiu 2005, Vico Morcote, Hotel “Olivela” Lugano,
Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij : Ekspozime
1. Exposition Etnographique de Sylë Mujaj, (6 juin–20 juin 1997), “Universitè Populaire Albanaise”, 112, rue de Lyon –1203, Geneve.
2. Autor i ekspozitës “Mbas grilash”, Xylography, 1992, 1993, 1996, 1997.
3. Mirënjohje për rezultate të prezantimit të etnografisë shqiptare në Evropë, Zürich, 22. 02. 1997.
4. Autor i librit “Njerëzit numra”, Tiranë, 1998,
5. Bashkautor në ekspozitën e etnografisë shqiptare, Bolzano 2004,
6. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, Tiranë, 1998.
7. Laureat i çmimit ndërkombëtar të poezisë Studi Universum “Europa”, Bellinzona, 2001,
8. Giornate di cultura albanese albanischen kulturtage, 4.-6.12.1997, Mostra d`arte /kunstausstellung Sylë Mujaj: “Pyrographien”, /“pirografie” Sylë Mujaj i Hydajet Hyseni: “Psychologie der gefangenschaft in Jugoslawischen gefängnissen”, Bozen /Bolzano.
9. “Art–Atelier”, Mostra di Disegni “Dietro le Ferrate” di Mujaj Sylë e Hydajet Hyseni (che hanno sofferto anni di carcere për aver difeso i principi democratici) Dal 21.1.1996 al 20.02.1996, 6535 Roveredo
10. Delegat i Soccorso Operaio Svizzëra (SOS), në emrin e komunitetit shqiptar në Zvicër, Lugano, 1997.
11. ”Mirënjohje”, ”Riconoscenza”, Për Simposio, Moissi‘94,19.03.1994, Lugano.
12. Prezantues në Ekspozitën “bardh e zi” për Kosovën në Qendrën Zvicerane të Milanos, shtator 2001
13. Koordinator i takimit Moisiu 2005, Vico Morcote, Hotel “Olivella” Lugano
14. Ekspozitë me 28. 05. 2007 në Iragna të Ticinos përmes Shoqatë Zvicerane-shqiptare.
15. Autor i ekspozitës në Pejë, gusht 2007
16. Themelues i Kolonisë Art–Turizëm “Kodra”, me qendër në Galerinë re Artit në Pejë, në korrik 2010.
17. Ne studio RTV Dukagjini, në lidhje me Koloninë “Kodra”, korrik 2010.
18. Themelues i kolonisë Art–Turizëm “Kodra”, me qendër në galerinë e artit në Pejë. 2010
19. Ekspozitë ne Ambasadën e Kosovës ne Austri 2011.
20. Ekspozitë ne Ambasada e Republikës se Kosovës 12 – 23 mars 2018, Zahringerstrasse 25 – 3012 Bern 2018
21. Ekspozitë ne Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë, Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève. me 08 qershor 2018
***
”Pavarësia”- ”L`Indipendenza”
dim.: 205 cm x 90 cm.
pesha: 75 kg.
Informacion e identitet i vepres mozaik artistik
Emri i veprës:
”Pavarësia”
Dim. 205 cm x 90 cm
çmimi: 25.900
apo gur mermeri cm n`katror apo euro
Materiali: Mermer travertino
Ngjitesi M 2 adekuat
Trashësia 2 cm
Pesha: 75 kg.
Autori:
Sylë Mujaj
Informazione e identità del mosaico
Nome:
”L`Indipendenza”
Dim. 125 cm. X 95 cm.
Materiale: Marmo travertino
Sabbia colorata
Colla m2 adeguata
Cornice:Marmo travertino 8 cm, grosso 2 cm
Peso: 75 kg.
Autore:
Sylë Mujaj
***
“Doruntina”
Dim. 125 cm. X 95 cm.
çmimi: 12.900 cm katror
apo gur mermeri cm n`katror
apo euro
Informacion e identitet i vepres mozaik artistik
Emri i veprës:
“Doruntina”
Dim. 125 cm. X 95 cm.
çmimi: 12.900 cm katror
apo gur mermeri cm n`katror
apo euro
Materiali: Mermer travertino
Ngjitesi M 2 adekuat
Trashësia 2 cm
Pesha: 25 kg.
Autori:
Sylë Mujaj
Informazione e identità del mosaico
Nome:
“Doruntina”
Dim. 125 cm. X 95 cm.
Materiale: Marmo travertino
Sabbia colorata
Colla m2 adeguata
Cornice:Marmo travertino 8 cm, grosso 2 cm
Peso: 25 kg.
Autore:
Sylë Mujaj
***
“Vajza Akrep”-“La donna Scorpione”
dimensioni.: 186.05 cm x 125 cm.
Informacion e identitet i vepres mozaik artistik
Emri i veprës:
“Vajza Akrep”
dimensioni.: 186.05 cm x 125 cm.
Çmimi: 23.900 cm katror, apo gur mermeri cm n`katror
apo euro
materiale: mermer travertino e te llojeve, qeramika e xhamtë, gips e pllaka,
ngjitës special m2,
korniza: mermer travertino 8 cm,
trashësia 2 cm
pesha:85 kg.
Autore:
Sylë Mujaj
Informazione e identità del mosaico
Nome:
“La donna Scorpione”
dimensioni.: 186.05 cm x 125 cm.
Prezzo : 23.900 cm katror, apo gur mermeri cm n`katror
apo euro
Materiale: Marmo travertino
Colla m2 adeguata
Cornice:Marmo travertino 8 cm, grosso 2 cm
Peso: 80 kg.
Autore:
Sylë Mujaj