Hage, 11 shtator  -Sot Prokurori i Specializuar Xhek Smith (Jack Smith) nënshkroi deklaratën solemne se do t’i ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme, dhe të ndërgjegjshme, njfotn agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Kjo është në përputhje me nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

  1. Smith u zgjodh në postin e Prokurorit të Specializuar në maj të vitit 2018, pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe pas emërimit të tij nga Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
  2. Smith e nënshkroi deklaratën solemne në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara, në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit.
  3. Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schwendiman, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në mars, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

SHPËRNDAJE