Prishtine, 13 dhjetor (AIK Presheva Jone / B.S.)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, pohimet e tij janë demantuar sot me shfaqjen e dëshmive të mashtrimeve të lokalizuara të votuesve në një rajon besnik ndaj tij, shkruan e përditshmja britanike, “The Guardian”.

Përqendrimi i brengave ishin në qendrat e votimeve në rajonin e Drenicës, rajon ky që shërben si bazë solide për PDK-në e Thaçit. Dy komuna, Skenderaj dhe Drenasi, kanë raportuar daljen e votuesve në 93.68%, përkatësisht 86.94%.

Një burim nga komisioni i zgjedhjeve i kanë thënë gazetës “Guardian” se në tri vendvotime në atë rajon janë hedhur më shumë vota sesa që ka numër të votuesve të regjistruar për votim. Në njërin vendvotim, sipas “Guardian”, dalja ka qenë 149%.

Ardian Arifaj, një analist nga Klubi për Politik të Jashtme, nga i cili klub në rajonin e Drenicës janë dërguar nëntë vëzhgues, i ka thënë “Guardianit” se mashtrimet e lokalizuara në Drenicë kanë qenë të mjaftueshme për ta rritur rezultatin në favor të PDK-së.

“Po flasim për mashtrime: njerëz që kanë votuar shumë herë, për frikësime dhe kërcënime ndaj monitoruesve. Këto çështje duhet të merren parasysh”, ka thënë Arifaj, raporton “The Guardian”.

SHPËRNDAJE