Vazhdon të komplikohet situata e Dani Alvesit.
Sipas mediumit “Ole”, futbollisti brazilian ka përfunduar në burgun Brians 2 në Barcelonë pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një 23 vjeçareje në klubin e natës Sutton më 30 dhjetor.
Ndërkohë, ish-përfaqësuesi brazilian e ka pranuar edhe vizitën e parë të gruas së tij, Joana Sanz, shkruan “Gazeta Express’.
Gruaja është shoqëruar nga Bruno Brasil, mik i futbollistit të Pumas, e cila po i qëndron afër ish-futbollistit të Sevillës, Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.
“Nuk e kam ndërmend ta lë të vetëm në momentin më të vështirë të jetës së tij”, ka thënë modelja, duke e hedhur poshtë shkurorëzimin me lojtarin brazilian duke thënë se janë mirë bashkë përkundër asaj që ndodhi.