Preshevë, 16 nentor -Gold AG është njëri nga artistët me te medjenj te etrades shqiptare i cili me këngët e tij ka prekur shumë tema. Kësaj radhe ai ka zgjedhur që t’i këndojë Medvegjës qytetit, që është afër me qytetin nga ai vjen, Preshevën. Këtë këngë reperi sapo e publikoi.

 

Vetem pak javë para zgjedhjeve en Preshevë reperi i njohure shqiptare Arina Agushi Gold Ag ka qëndruar ne Medvegje dhe mu para komune permes nej spoti i ka derguar mesazhe disa liderëve te Presheves qe po deklarohen ne mediat serbe “Presheva eshte Serbi” apo “shqiparet e Lugines duhet te trokasin ne dyert e qeverise serbe”.

Gold AG keshtu i kendon Medvegjës “Kjo tokë ka qenë dhe do jetë Shqiperi..” thuhet tesktualisht ne këgën e spotit me te ri dedikuar Medvegjës i cili sa akuzon Beogradin per zbrazjen e tokave shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Edhe këtë herë, kënga e Goldit është e shoqëruar me videoklip dhe reperi e sjell me vargje prekëse dedikuar asaj pjese trojeve shqiptare.

Spot dhe kënga kanë mesazh patriotike, fillon regjistrime Skenderbeut monument dhe Prishtinën, e ndjekur nga skena nga rrugët e Medvegjës, me njerëz e plote vetura zyrtare.

Shfaqja e kësaj videoje është interesante për shumë arsye. Nga fakti se Golg AG eshte kengetari i par shqiptar qe i kendon drejtpersedrejti nga ky qytet shqiptar i harruar nga Bujanca e Presheva.  Në fakt Medvegjes i kane kenduar dhe po i këndojne ne distance kengetaret tane nga Prishtina apo Tirana, bile edhe ata nga Pesheva e Bujanoci, por askush jo nga Medvegja, cka nuk eshte edhe aq larg nga keto qendra, nëse po ata kengetar i shofin ne koncerte ne Berlin, Shtugard apo Zurich e Gjenevë. Ne Medvegje ani pse s’ka para, po ka ari, ka shkruar në fund gjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Më poshtë keni mundësinë të dëgjoni këngën e ri me titull “Medvegja” të cilin e sjell reperi Gold Ag.

SHPËRNDAJE