Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tha se përpjekja e kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti për të marrë vendime kundërkushtetuese dhe duke e quajtur Kuvendin instifucion të kotë, është shenjë se ai dëshiron diktaturën dhe është kundër demokracisë.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit në Facebook:

LAMTUMIRË DEMOKRACI!
NGA SOT KOSOVA DIKTATURË!

Kryeministri i shkarkuar nga 85 deputetë të Kuvendit të Kosovës po thotë për seancën e sotme ku duhej të votohej Pako Ekonomike për përballimin e pandemisë se “është seancë e kotë”. Ky që na hiqej si i mençur duhet ta dijë se Seancat e Kuvendit janë të kota vetëm në regjime totalitare e diktatoriale. Zhvlerësimi i Kuvendit, çuditërisht u bë edhe me ndihmën e kryetares së këtij institucioni, Vjosa Osmani.

Kjo mendësi e kryeministrit të shkarkuar po rrëshqet Kosovën në diktaturë ku asnjë institucion tjetër nuk ka rëndësi. Ky moment është i rrezikshëm sepse zhvlerëson organin përfaqësues të popullit, i cili është në kapacitet të plotë kushtetues.

Doktrina politike reaksionare e Vetëvendosjes se 29 deputetë kanë vënë pushtet mbi 91 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke i detyruar të pajisen me leje nga i emëruari i diktatorit, pra nga Xhelali .

Nga sot ai përmbysi sistemin parlamentar demokratik dhe Kushtetutën e vendit.

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti e ka cilësuar si të kotë seancën e sotme të jashtëzakonshme që është ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar rreth ndihmesave për të tejkaluar krizën me Covid19. Një gjuhë e tillë si e Kurtit përdoret vetëm në sistemet totalitare, i munguan vetëm duartrokitjet si lider suprem. Paturpësisht ky diktator vlerëson se “seancat e Kuvendit janë të kota”.

Sipas shumë interpretimeve të konstitucionalistëve kjo është ndërhyrje dhe atak në rendin tonë kushtetues. Puna e Kuvendit nuk mund të ndalohet dhe të kufizohet në çfarëdo mënyrë nën asnjë rrethanë e as pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lejet e lëshuara për deputetët nga zëvendësministri i shkarkuar Sveçla janë goditje e rëndë dhe tepër nënçmuese e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. #Diktator #Amatera #VoVid-19

SHPËRNDAJE