Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sot fillon shqyrtimi kryesor në kontestin ndërmjet Shkupit e Athinës, për bllokadën e Greqisë ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Në nëntor të vitit 2008, Maqedonia e ka akuzuar Greqinë, se duke e përdorë veton, ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO, e ka shkelë marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995, me të cilën Athina ishte obliguar, se nuk do t’i pengonte integrimet ndërkombëtare të fqiut verior.

Pozicioni i Greqisë është se pengimi i pranimit të Maqedonisë në NATO nuk ishte veto, por marrëveshje e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s dhe se Maqedonia, ishte e para, që e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme.

Ky proces mund të zgjasë deri më 30 mars, ndërsa vendimi pritet brenda gjashtë muajve.

SHPËRNDAJE