Ulja e bonitetit të nëntë vendeve të eurouzonës nuk ka lëkundur vendosmërinë e qeverisë gjermane për dalje nga kriza e tanishme financiare. Ministria e Financave kumtoi se eurozona tani duhet të stabilizohet përmes një pakete masash për buxhetet. Në Bashkimin Evropian aktualisht po debatohet mundësia e kufizimit të borxheve. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble tha se ulja e bonitetit nga agjecia S&P nuk është befasi. Me siguri që në eurozonë ka pasiguri dhe ne duhet të bëjmë të gjitha për kthimin e besimit në tregje. Me rëndësi është që vendet të kenë një politikë të përbashkët afatmesme, deklaroi Schäuble.

SHPËRNDAJE