Dark Mode Light Mode

Gjermania mendon për akomodimin në Brazil

Gjermania është karakterizuar përherë nga disiplina dhe rregulli që karakterizon në tërësi popullin dhe kjo frymë duket qartë edhe në futboll, por me nismën e fundit duket se teutonët po i kalojnë limitet.

Ende pa nisur mirë faza eliminatore e Botërorit 2014, drejtuesit e kombëtares mendojnë për akomodimin në Brazil. Menjëherë pas fitores 3-0 ndaj Ishujve Faraoe, Oliver Bierhoff bëri me dije se në fund të vitit do të vizitojë Brazilin për të studiuar vendin më të përshtatshëm të akomodimit.

“Do të vizitoj tre rajone të ndryshme në Sao Paulo, Rio de Janeiro e Salvador’”, theksoi Bierhoff duke përjashtuar mundësinë e transferimit në Porto Alegre, e cilësuar si një zonë shumë e ftohtë dhe e lagësht.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + eighteen =

Previous Post

Ambasadori nga Egjipti prof.dr. Beqir Ismaili, ngushëllon familjen Qerimi dhe Preshevën

Next Post

Cana: Në Zvicër do t’i bëjmë krenar tifozët shqiptar

Advertisement