Më 10 dhjetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut një delegacion i Republikës së Kosovës kanë qëndruar në Gjenevë, me ç’rast kanë prezantuar një përmbledhje për punën e realizuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, sfidat dhe punën në vijim.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, një Delegacion i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Jahja Lluka (këshilltar i Kryeministrit, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur) Ibrahim Makolli (Kryetar i Delegacionit për bisedime me Serbinë për çështjen e të zhdukurve) Arsim Gërxhaliu (Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe Kushtrim Gara (shef i komisionit qveritar per te zhdukurit ne Kosovë) Kushtrimm Maliqi (press)

 

Ne Gjeneve para gazetareve boteror u kerkua te ndriqohet rasti i biznesmenit  dhe humanistit ing. Isuf Azizit (deputet) si dhe bznesmenit tjeter te njohur Nebih Neza nga Presheva

Edhe pas 20 vitesh të clirimit te Kosovës dhe pas 10 vitesh pamvaresie ceshtja e personave të zhdukur edhe me tutje mbetet plage e familjareve të tyre ku end enuk dihet per fatin e mbi 1647 personave në shtetin më të ri në Evropë.. Ne Gjeneve delegacioni nga Prishtina u pyeten po ashtu per vrasjet misterioze dhe te zhdukurit ne Luginen e Preshevës. Kesja pyetje perfaqesuesit nga qveria e Kosove sne Gjwenvë thane se “iskur qeveria er serbise qe intersohet per serbet ne Kosovë edhe ne intersohemi per shiptaret ne Luginen e Preshevës. Në mbrëmjen e 22 majit 2009 se premtes në Rahovicë të Preshevës është vrarë në rrethana të pasqaruara një deputet i Partisë për Veprim Demokratik në Komunën e Preshevës, Isuf Azizi, u dha lajmi nga Zeri i Amerikes e em pasatj nga gjtha mediat shiptare dhe botërore. Perkunder interesimit te familjarëve te te ndjerit Azizi per te ndriquar rastin, deri tash, as pas gati dhjete vitesh nga atentati asgje s’eshte bërë nga pushteti serb jo se jo, por as nga kreu i partise (PVD) se ciles i takonte, perveq ndonje deklarate edhe ate sa per sy e faqe ne prag të zgjedhjeve?! Kurse

Nebi Nuhiu (Neza) është rrëmbyer në datën 2 shkurt të vitit 2000 në Preshevë rreth orës 16:45 në afërsi të pikës së karburantit “Neza Petrol” e cila ishte në pronësi të tij. Është rrëmbyer nga katër persona dhe që atëherë nuk dihet asgjë për te.

Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrin ta përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës. Pasi eshte liruar ai u zhduk dhe sot e 20 vite nuk dihet per fatine tij?! Po ashtu rasti tjeter eshte ai i pilotit kosovar Sinan Vita, i cili shërbente ne Kroaci para vitit 1999 per fatin e te clit nuk dihet as pas dy decenieve. Familjaret dhe autoritetet kroate thone se ai ka hypur ne areplan nga Zagrebi per ne Shkup.

Fillimisht z.Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, para perfaqesuesve te mediave botërore tha se “Që nga ditët e para të pasluftës, e deri më sot, tek institucionet ndërkombëtare dhe institucionet kompetente vendore (si në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur) janë evidentuar sipas kërkesave të familjarëve, mbi 6000 raste të personave të zhdukur, më saktësisht 6,057 persona të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Dhe, si rezultat i angazhimit të institucioneve kompetente dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (para së gjithash Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës), në përpjekje për të respektuar të drejtën e familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre (e drejtë kjo, e garantuar edhe me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës), nga 6,057 rastet e evidentuara të personave të zhdukur, aktualisht janë edhe 1,647 raste të hapura të personave të zhdukur”, u tha në këtë paraqitje të delegacionit nga Kosova.

Nga 1647 te zhdukur 1385 jane meshkuj. ndersa femra -262 dhe 134 nën jane fimije moshen 18 vjeqare, kurse pleqe – 331.

‘Përkundër punës dhe rezultateve të arritura, jemi të vetëdijshëm që numri aktual i rasteve të hapura të personave të zhdukur, prej 1,647 janë rastet më të vështira për t’u ndriçuar. Republika e Kosovës, me përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë në kuptimin e adresimit me prioritet të çështjes së personave të zhdukur dhe trajtimit të çdo informate që mund t’i kontribuojë zgjidhjes së cilitdo rast të personave të zhdukur’ tha ne vazhdim z.Lluka.

Beogradi nduhet ta kete një gje te qarte se nuk do kete integrime evropiane, as pajtim apo marrëveshje me Serbië, rrespektivisht mes Vucicit dhe Thacit, pa kërkuar falje dhe zgjidhjen e personave te zhdukur ne Kosovë, per cka autoritet serbe kane informacione te duhura, pasi që eshte edhe autore e tyre.

 

Delegacioni nga Kosova në Gjenevë, apelon tek nderkombëtarët te bëjne presion ne Beograd per fatin e te zhdukurve ose s’ka marreveshje me Serbinë

 

Delagacioni nga Prishtina po ashut ne Gjnvë ngriti qeshtjen e  20 mije femrave te dhunuar ne Kosovë për cka kerkohet zhbuillimi dhe ndshiki i ketyre krimeve nga militar dhe paramlitare serbë. Anëtarët e delegacionit nga Kosova theksuan se adresa e zgjidhjes së kësaj problematike mbetet Beogradi zyrtar, institucionet e Serbisë, njfton agejncia e lajemeve “Presheva jonë”

Sikur z.Lluka ashut edhe  z.Ibrahim Makolli, Kryetar i Delegacionit për bisedime me Serbinë për çështjen e të zhdukurve para te pranisgmeve thane se “kersat e fmlajerve per te zhdukurit e tyre nuk jane vetem nga ana e qytetareve te Kosoves pro edhe nga ana e atyre nga lugina e Preshvës. Nga POresheva kemi gjashte raste te dosjeve, kerkesave per te zhdukurit apo te vrasjeve meiosterioze qe Serbia deir tahs nuk ka bere asnje hap per te zbuiluar apo ndeshkuar autoret..”

 

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Gjenevë, Delegacioni ka realizuar edhe një vizitë zyrtare në Zyrën Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku është pritur nga Drejtori i KNKK-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, dhe Koordinator i Operacioneve për Evropë dhe Azi Qendrore, Nicolas Fleury.

SHPËRNDAJE