Slobodan Praljak, gjeneral kroat që ka operuar në Bosnjë e të cilit sot është rikonfirmuar dënimi për ndërmarrje të përbashkët kriminale për krime të rënda në Bosnjë ka qenë inxhinier i elektroteknikës, profesor i Filozofisë dhe regjisor.

Në media shpesh është thënë se Praljak ka diplomuar ne tre fakultete në Zagreb – elekotroteknikën e kishte kryer në vitin 1970, filozofinë më 1971 ndërsa Akademinë e Arteve më 1972.

Për ish-gjeneralin kroat i cili sot bëri vetëvrasje në seancë gjyqësore derisa iu lexua dënimi për 20 vitesh për krimet e kryera të luftës në Bosnje, kanë reaguar shumë politikanë kroatë dhe të huaj.

 

Kryeministri kroat ka thënë se vetëvrasja e gjeneralit në Hagë tregon se u bë padrejtësi ndaj 6 kroatëve të tjerë të akuzuar në Tribunalin e Hagës për po të njëjtën çështje.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është një ndër 6 kroatët që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, për krime luftë në Bosnje e Hercegovinë. Ai i ishte bashkuar ushtrisë kroate vullnetarisht kur nisi lufta në Jugosllavi në vitin 1991, kur edhe formoi të cilit iu bashkuan edhe artistë dhe intelektualë kroatë

Toksikolog kroat dr. Franjo Plavshiç vlerësoi se ndërhyrja mjekësore pas vetëhelmimit të gjeneralit kroat Slobodan Praljak në Gjykatën e Hagës, ka qenë tepër e vonë.

Pavarësisht se çfarë helmi është, shpejtësia është çelësi për të kursyer jetën e një pacienti të helmuar, e sidomos nëse dihet se cili helm ka qenë, tha ai.

Ai ka theksuar se ka qenë shumë e gjatë koha nga pirja e helmit deri te dërgimi Praljakut në spital.

“Ndërhyrja ishte tepër vonë”, tha ai.

Ai saktësoi se ndërhyrjen me vonesë e konfirmojnë të dhënat sipas të cilave Praljak ishte helmuar në orën 11.30 dhe në spital ishte dërguar rreth orës 12.30, pra, një orë më vonë.

Sipas këtij mjeku, Praljak ka mundur të dërgohej në spital brenda 15 ose 30 minutash, njofton index.hr., e gjërat, sipas tij, do të mund të kishin qenë ndryshe

Ende nuk dihet me saktësi se ç’helm kishte përdoru i ndjeri, porse supozohet se ai ka qenë një helm shumë i fuqishëm e ndoshta ka qenë cianid ose arsenik

SHPËRNDAJE