Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Ahmeti njoftoi se me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në  vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, tha Ahmeti.a

SHPËRNDAJE