Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka mashtruar një tjetër, duke ia shitur veturën që s’ishte e tija, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Imeri”, pasditen e 4 shkurtit.

Për veturën që s’ishte e veta, ai ia ka marrë 3 mijë euro viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gazmend Imeri, Gjakovë 04.02.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull  kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

SHPËRNDAJE