BERLIN – (Beta), 12 dhjetor

Shefi i diplomacise gjermane Vesterevele njekohesisht, ka shprehur shpresën per Kosoven se dita sotme 12 dhjetori do të jetë ”sukses për demokracie dhe njerëzit në atë shtet të ri”


Ministri i punëve të jashtme i Gjermanisë Gido Vesterevele ka shprehur të shtunën bindjen se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të filloj së shpejti pas zgjedhjeve që po mbahen sot në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re. Shefi i diplomacie gjermane ka shprehur shpresën se dita sotme do të jetë ”sukses për demokracie dhe njerëzit në atë shtet të ri”.Vestervele tha se deri te rrjedha e suksesshme e zgjedhjeve “ka mbetur veçmas duke marr parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”.Në komunikatë shtohet se qeveria gjermane po ndihmon projektet e ndryshme të organizatave joqeveritare që kanë për qëllim zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Projektet që ka ndihmuar Gjermania ka për qëllim,pos tjerash,edhe mobilizimin e votuesve,pjesëtarëve të pakicave të sebrve dhe romëve të Kosovës.

SHPËRNDAJE